Administrativja i jep të drejtë INUK-ut, ndërpriten punimet te Liqeni

28/05/2015 00:00

Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë INUK-ut dhe ka vendosur ndërprerjen e punimeve të pallatit të shumëpërfolur që do të ndërtohet pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Pasditen e së enjtes, kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën e firmës ndërtuese, e cila kërkonte anulimin e vendimit të INUK-ut, në bazë të së cilave, ajo duhet të ndërprente punimet në këtë zonë.

Tashmë mbetet që Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit të bllokojë kantierin e ndërtimit të nisur poshtë digës së Liqenit.

Por ky vendim nuk ka kaluar dhe pa vëmendjen e deputetëve, ku në debate të ashpëra në sallën e Parlamentit janë përfshirë me akuza të ndërsjellta deputetët Taulant Balla dhe Sali Berisha.

Top Channel