Mariah Carey, i lë shumë pak vend imagjinatës

27/05/2015 00:00

Me një të dashur miliarder dhe me një karrierë gjithmonë e në ngjitje, Mariah Carey ndihet e sigurt me jetën momentaisht. Këngëtarja ka treguar gjithashtu se është e kënaqur me format e saj trupore dhe si pasojë ka “rrezikuar” paksa me veshjen e saj.

Nëna e dy fëmijëve 46-vjeç i ka lënë shumë pak vend imagjinatës e veshur me një pale recipeta të ngushta dhe transparente teksa ka qënë për të darkuar në një restorant në Malibu.

E shoqëruar nga një grup mikeshash, ylli botëror ka treguar format e saj të mrekullueshme e veshur komplet transparente. Ajo ka buzëqeshur dhe përshendetur paparacët në momentin që është larguar nga restoranti japonez.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel