Tiranë, dëmtohet makina e drejtoreshës së PNUD-it

25/05/2015 00:00

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar katër gomat e makinës së drejtoreshës së PNUD-it në Tiranë.

Ngjarja, sipas burimeve zyrtare të policisë, ka ndodhur gjatë natës, duke u gdhirë e hëna, kur automjeti tip “Audi A-6”, me targat CD 4205 A, në pronësi të shtetases Y.K, 46 vjeçe, ishte parkuar jashtë banesës.
 
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka marrë në pyetje drejtuesen e PNUD-it në Shqipëri. Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes dhe dëshmisë së marrë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel