“Dheepan” nga Jacques Audiard fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

24/05/2015 00:00

Mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet në Festivalin e Filmit në Kanë në edicionin e tij të 68-të, ku ka triumfuar filmi “Dheepan” nga regjisori Jacques Audiard, i cili fitoi “Palmën e Artë”.

Ndërkohë, çmimi “aktorja më e mirë” është ndarë mes Rooney Mara dhe Emmanuelle Bercot. Kritikët kanë reaguar menjëherë, duke e cilësuar si të papritur këtë vendim të jurisë së Festivalit.

Ndërsa si “aktori më i mirë” është vlerësuar francezi Vincent Lindon për rolin e tij në filmin “La Loi du Marché”.

Çmimi i dytë i Festivalit të Kanës shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes, me filmin e tij “Saul Fia”, ndërsa “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë.

FOTO GALERI
5/5
Vincent Lindon, fitues i cmimit “aktori me i mire”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA