Veshjet magjepsëse të yjeve të kinemasë, nga 1929 deri më sot

23/05/2015 00:00

Prej vitit 1929, mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Oscar” është shndërruar në ngjarjen më të madhe kalendarike të botës së “show bizz”-it, ku vëmendja më e madhe shkon për yjet që duken më bukur në tapetin e kuq.

Protagonistet kryesore, të nominuara për çmimin “Aktorja më e mirë”, janë më së shumti ato që vendosen nën presion publik për t’u paraqitur me një pamje shumë të veçantë dhe rrezellitëse. Përtej fitores, emrat e tyre kanë bërë histori dhe fotografitë, me statujën e artë në duar, kanë bërë xhiron e botës përmes diskutimeve për fustanin më të mirë të ngjarjes më të rëndësishme kinematografike të botës.

E përditshmja “Daily Mail” sjell evolucionin e fustaneve në “Oscar”. Nga Janet Gaynor, me një veshje aspak festive, deri te Jennifer Lawrence, veshur me Christian Dior, po iu shpalosim të gjitha fustanet e veshura nga fitueset e çmimit “aktorja më e mirë” që prej vitit 1929.

Cate Blanchett, vitin e shkuar kur rrëmbeu çmimin si “aktorja më e mirë”, për rolin në “Blue Jasmine”, pati veshur në evenimentin e çmimeve “Oscar” një fustan ngjyrë mishi, krijuar nga Armani Prive. Kritika shkroi se, nëse fustani i saj bezhë mbuluar me gurë Zwarovski do të ishte një film, ai me siguri do të fitonte çmimin si “romanca më e mirë e vitit”.

Në vitin 2013
ishte Jennifer Lawrence, ajo që mrekulloi me fustanin e saj voluminoz nga Christian Dior, i cili e bënte atë të dukej mahnitëse.

Në 2012-n
, Meryl Streep e ngjiti skenën e “Oscars” për të marrë çmimin e saj “The Iron Lady” me një fustan të artë.

Edhe pse shtatzënë, Natalie Portman ia doli të shkëlqejë në një fustan lejla, në 2011-n, teksa ngjitej për të rrëmbyer trofeun për rolin e saj në “Mjelma e zezë”.

Ndërsa në 2010-n, Sandra Bullock shkëlqeu me plot kuptimin e fjalës, nën fustanin e saj vezullues të argjendtë. Statuja e saj shkoi për interpretimin në “The Blind Side”.

Megjithatë, historia e veshjeve në “Oscar” e ka pikënisjen shumë larg këtyre viteve dhe duhet thënë që divat e Hollivudit kanë ditur të na mahnisin kurdoherë.

Kate Winslet, Yves Saint Laurent, 2009
Marion Cotillard, nga Jean Paul Gaultier, 2008
Helen Mirren, nga Christian Lacroix, 2007
Reece Witherspoon, Christian Dior, 2006
Hilary Swank, Guy Laroche, 2005
Charlize Theron, Gucci, 2003
Nicole Kidman, Jean Paul Gaultier, 2002
Halle Berry, nga Elie Saab, 2002
Julia Roberts, Valentino, 2001
Hilary Swank, Randolph Duke, 2000

Triumfueset e çmimit “Aktorja më e mirë” në “Akademy Award” kanë shkëlqyer edhe para viteve 2000. Nga Gwyneth Paltrow, e veshur me Ralph Lauren në 1999-n; Susan Sarandon me Dolce&Gabbana, në 1996; e deri te Jodie Foster, nën petkun e Armani, në 1992; me përzgjedhjet e tyre divat kanë lënë kujtime të bukura në tapetin e kuq të “Oscars”.

Por si kane qenë fustanet e “Oscar”-it para viteve ’90?

Nuk është aspak mbresëlënëse veshja e Janet Gaynor, në vitin 1929, teksa ajo fotografohet me statujën e artë në duar. Por, pasardhëset e saj, Mary Pickford 1930, Norma Shearer apo Helen Hayes në 1933 dhe Claudette Colbert në 1935-n, sigurisht që kanë sjellë veshje të cilat janë për t’u mbajtur mend.

Ndërsa pamjet e Shirley Booth, në 1953-shin, dhe Olivia De Havilland, në 1950-n, janë aq mahnitëse sa, pavarësisht viteve kur janë krijuar fustanet e tyre, mund të jenë një burim frymëzimi edhe për stilistët e sotëm.

Top Channel