Bashkia e Himarës çel zyrtarisht sezonin turistik. Kryebashkiaku Jorgo Goro tha se gjithçka është gati për të pritur turistët.

Plazhet janë të kompletuara, shprehet Goro, të pastruara, si dhe policia kufitare do të jetë prezente për sigurinë e pushuesve.

Aktualisht, turistë ditorë apo dhe kalimtarë kanë ardhur në brigjet e Himarës, duke shijuar jo vetëm bukuritë, por dhe gastronominë e zonës. Krahas Himarës, përgatitja për sezonin e ri është bërë dhe në fshatrat e kësaj bashkie.

Në Kudhës janë restauruar disa godina të vjetra, duke i lyer me bojë, madje duke rikthyer dhe parullat e kohës së diktaturës, të fshirë nga koha. Kryebashkiaku i Himarës shton se çdo gjë është brenda parametrave.

“Ne duam që çdo gjë të kthehet ku ka qenë dikur, dhe çdo gjë të jetë pjesë e kulturës së dikurshme, që turistët të gjejnë dhe historinë e dikurshme”, tha Goro.

Top Channel