Javën e ardhshme nis në komisionet parlamentare shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim të ndërtimeve të pas vitit 2009.
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame shpërndau të shtunën leje legalizimi për njësitë 4, 8 dhe 9 në Tiranë, ku bëri të ditur se në shkallë vendi janë 60 mijë ndërtime pa leje që i përfshin kjo hapësirë kohore.
“Ndërtimet e pas 2009-s deri sot nuk përfshihen në ligjin e legalizimeve. Në një nga mbledhjet e javës tjetër në komisionet parlamentare nis shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim dhe për ndërtimet e kryera pas vitit 2009. Në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i pëfshin kjo hapësirë kohore”, tha Lame.
Një problematikë tjetër, për kreun e ALUIZNI-t, është edhe problemi i përfundimit të procesit të regjistrimit në hipotekë. “Kjo na pengon në dhënien e certifikatave të pronësisë, – tha Lame, – por është thjesht çështje kohe”.
Top Channel