Salla e kërcimit më seksi që mund të keni parë

22/05/2015 00:00

Ishte një mbrëmje e mbushur me argëtim, modë dhe kërcime fantastike ajo e “amfAR”, event i organizuar me moton “Kinemja kundër AIDS”.

Në të ishin të pranishëm shumë personazhe të famshëm, por kanë qenë Kendall Jenner, Lara Stone, Jourdan Dunn dhe shumë modele të tjera ato që kanë shkëlqyer në sallën e kërcimit të këtij eventi bamirësie, duke bërë të duket skena shumë seksi.

Eventi “Kinemja kundër AIDS” u dedikohet kërkimeve për t’i dhënë fund AIDS-it, ku vitin e kaluar janë mbledhur rreth 35 milionë dollarë të ardhura.

FOTO GALERI
2/2
Doutzen Kroes, Joan Smalls, Lara Stone, Kendall Jenner, Jourdan Dunn dhe Karlie Kloss

Top Channel