Lidhja me West, Kim: Unë e hodha hapin e parë, i telefonova

20/05/2015 00:00

Kim Kardashian ka rrëfyer se ajo ka bërë hapin e parë drejt Kanye West dhe jo e kundërta, siç mund të ndodhë zakonisht në një lidhje dashurie, kur mashkulli i afrohet vajzës. Sipas Kim, ajo i ka telefonuar reperit Kanye, sepse ai nuk po e ftonte në takim.

“Më duket se kishin kaluar gjashtë muaj që kur isha sërish beqare në vitin 2012, dhe thashë pse jo? Për çfarë jam duke pritur? E telefonova, sepse e dija që ishte i lënduar nga fakti që unë isha martuar një vit më parë, pavarësisht se nuk kishim komunikuar shumë, por e dija çfarë po mendonte. Prisja nga ai të më telefononte, pasi ta kuptonte që isha beqare, por nuk e bëri këtë hap, prandaj u desh ta bëja unë”, ka treguar Kardashian.

Pas asaj telefonate, Kim ka treguar se gjërat ndryshuan për të mirë, duke bërë që edhe Kanye të vepronte dhe ta ftonte në takime tjera. “Ne u bëmë sërish miq, ishim aty për njëri-tjetrin, ai më ftoi në Paris dhe pastaj ndodhi diçka magjike”, ka vazhduar ajo.

Kim dhe Kanye për herë të parë ishin takuar në vitin 2004, kur Kardashian ishte martuar me Damon Thomas, po dashuria, sipas West, kishte lindur në vitin 2006, kur kishte parë një fotografi të Kim me Paris Hilton në Australi. Sipas tij, në atë moment zemra filloj t’i rrihte, por asgjë nuk ndodhi deri në vitin 2012.

Top Channel