Iggy Azalea ndryshon mjekrën

19/05/2015 00:00

Përveç performancës së mrekullueshme me Britney Spears në “Billboard Awards”, Iggy Azalea është bërë qendra e vëmendjes për shkak të pamjes së saj.

Këngëtarja dukej krejtësisht ndryshe, duke lënë të kuptohet se ka bërë një ndërhyrje në mjekër. Duket se thashethemet kanë nisur të qarkullojnë në momentin kur Iggy ka postuar një fotografi të sajën në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Më pëlqen shumë pamja ime e re”.

Edhe pse ajo mund t’u jetë referuar flokëve të saj të lyera me një ngjyrë rozë, fansat kanë shpërthyer në komente duke thënë se vihen re shumë ndryshime në fytyrën e saj.

Shumë fansa gjithashtu kanë thënë se artistja ka bërë një ndërhyrje në hundë, por nga ana e këngëtares nuk ka asnjë konfirmim.

Rreth tre muaj më parë, Iggy ka treguar se ka bërë një ndërhyrje në gjoksin e saj.

Top Channel