Në Tiranë u promovua libri “Historia e Finlandës”, i autorit Henrik Meinander. Organizimi i Konsullatës së Finlandës në Shqipëri, me praninë e vet autorit, mblodhi politikanë, njerëz të letrave dhe të artit.

Ky libër sjell historinë e Finlandës, një prej vendeve më të zhvilluara të veriut të Europës, por edhe Bashkimit Europian.

Po sonte në mbrëmje, në orën 20:05, në ekranin e Top Channel, “Historia e Finlandës” vjen përmes një dokumnetari në “Exclusive”, që është përgatitur nga gazetarja Beti Njuma.

Një udhëtim në Helsinki, qytetin mbi Balltik në Finlandën e 188 mijë liqeneve, oazin e preferuar për turistët e vendeve nordike.

Një miks i natyrës, teknologjisë, traditës dhe progresit. Nga një pjesë përbërëse e Mbretërisë suedeze, në Dukatin e Madh autonom rus; sot Finlanda shpalos një transformin befasues falë mënyrës sesi janë shfrytëzuar burimet njerëzore e natyrore të vendit.

Sonte në 20:05, në “Exclusive” do të ndiqni “Finlanda, të vërtetat e pabesueshme”.

Top Channel