Ndërron jetë “Mbreti i Blues”

15/05/2015 00:00

BB King, ai që është konsideruar si “Mbreti i Blues-it” ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Këngëtari dhe kitaristi, i njohur për këngët ‘Lucille’, ‘Sweet Black Angel’ dhe ‘Rock Me Baby’, vdiq në gjumë në Las Vegas.

I lindur në Mississipi, King e nisi karrierën muzikore në vitet ’40 dhe është pjesë e “Blues Foundation Hall of Fame” dhe “Rock and Roll Hall of Fame”.

Kohët e fundit ai ishte shtruar në spital për shkak se vuante nga diabeti.

Top Channel