Basha: Shqipëria po ecën drejt humnerës ekonomike

10/05/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi kandidatët për kryetarë bashkie në Malësi të Madhe, Anton Koka, në Pukë, Rrok Doda, dhe në Fushë-Arrëz, Gëzim Vata.

“Qytetarët po bashkohen çdo ditë e më shumë për të shprehur me votën, gjykimin e tyre, për keqqeverisjen dhe për t’i dhënë mësimin e merituar qeverisë që i mashtroi, i gënjeu, e braktisi, i poshtëroi, i la në mes të katër rrugëve”, tha Basha.

“Shqipëria po ecën drejt humnerës ekonomike. Rritja e taksave, mosmbajtja e premtimeve për vende të reja pune, shkatërrimi i perspektivës së rinisë, gjobat, rritja e çmimit të energjisë, por mbi të gjitha arroganca, mashtrimi, shpërfillja dhe poshtërimi që dyshja Rama-Meta dhe bandat që i rrethojnë i bëjnë popullit të tyre, janë rrënjët e së keqes, janë shkaqet e vërteta të eksodit, shkaqet e vërteta të krizës ekonomike dhe gjithanshme”, shtoi kreu i PD-së.

Top Channel