Grida Duma takon banorët e Rrashbullit: Nuk do e zhgënjej besimin tuaj

08/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, preku nga afër kushtet e vështira ekonomike dhe sociale të banorëve të Rrashbullit.

“Kemi bindje socialiste. Nuk po bëjnë asnjë lloj ndryshimi dhe papunësia është në rritje. Çmimet janë të larta dhe energjia është në stratosferë”, i tha kandidates njëri nga banorët.

Zonja Duma i tha se nuk do e zhgënjejë për besimin që po i jep, ndërsa ftoi banorët të besojnë te ndryshimi.

Kandidatja tha se punësimi do të jetë prioriteti i saj: “Puna është e para. Do gjejmë të gjitha mënyrat të rrisim punësimin. Po të zbresim papunësinë, kemi arritur të bëjmë misionin e parë”.

 

Top Channel