Zyra e Prokurorit të Shtetit në Kosovë reagon në lidhje me Raportin e ekspertit të pavarur, Jean-Paul Jacque për punën e EULEX-it në Kosovë dhe akuzat e ish-prokurores Maria Bamieh.
Në një komunikatë, kjo zyrë falenderon ekspertin për punën e tij, por thekson se raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it.
Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sqaron komunikata.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit”, thuhet në komunikatën nga zyra e Prokurorit të Shtetit.
Top Channel