Lushnje, vazhdon aksioni për rehabilitimin e rrethrrotullimit

11/04/2015 00:00

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, për rehabilitimin e rrethrrotullimit të Lushnjes ka vazhduar edhe të shtunën.

Në rrethrrotullimin e Çermës janë prishur rreth 10 objekte të cilat sipas përfaqësueve të IKMT nuk plotësojnë kushtet e largësisë nga rruga.

Sërish në zonë ka pasur një prani të madhe njerëzish, por gjatë aksionit nuk ka patur incidente, ashtu si ai i dy ditëve më parë në rrethrrotullimin e Grabjanit, ku pronarët e objekteve kundërshtuan me forcë prishjen.

Pronarët e këtyre objekteve pretendonin se këto prishje po bëheshin pa u kaluar lekët e vlerësimit nga qeveria. Në listë për t’u shembur janë 20 objekte.

Top Channel