Pas ndërprerjeve të reshjeve të dëborës, situata në qarkun e Kukësit po shkon drejt normalizimit. Akset rrugore në zonat rurale nuk paraqesin vështirësi në qarkullimin e automjeteve, me përjashtim të rrugëve komunale të Kalisit, Grykë Çajës, Zapodit dhe disa fshatrave të tjerë.
Aktualisht është duke u punuar për pastrimin e masiveve shkëmbore dhe dherave nga Rruga e Kombit, që ranë të hënën në mëngjes në kilometrin e shtatë të segmentit Kukës-Kolsh.
Ndërkohë, në akse situata paraqitet e tillë: Domaj-Drajreç dhe Kukës-Qafë Shllak pjesërisht të kalueshëm me zinxhirë, ndërsa Domaj-Bushtricë dhe Kukës-Ura e Zapodit të kalueshëm pa zinxhirë.
Gjatë ditëve me dëborë vështirësi janë hasur në segmentin Ura e Shtrezës-Shishtavec. Sakaq, në Has e Tropojë akset Kukës-Krumë, Plepa-Kam, Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Kam janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Top Channel