Elbasan, tre në pranga, u kapën me 37 doza heroinë

07/04/2015 00:00

Tre persona përfunduan në pranga mëngjesin e të martës në Elbasan, pas një operacioni antidrogë që kreu policia e këtij qyteti.

Sipas informacioneve të fundit, në kuadër të operacionit të koduar ‘Aksioni’, blutë e Elbasanit arrestuan Elis Kushin, Arsen Sakën e Sokol Dyrmyshin, ndërsa u sekuestruan 37 doza lëndë narkotike e llojit heroinë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse të rinjtë janë pjesë e ndonjë rrjeti trafiku të lëndëve narkotike.

Top Channel