Durrës, përkujtohet 76-vjetori i rezistencës antifashiste

07/04/2015 00:00

Është përkujtuar sot në Durrës 76-vjetori i rezistencës antifashiste
shqiptare dhe ata që dhanë jetën në 7 prillin e vitit 1939.

Veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe drejtues të pushtetit vendor dhe prefekturës së qarkut kanë bërë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për të ndalur pushtimin e vendit.

Ashtu si dhe në vitet e kaluara, dhe këtë herë në ceremoninë përkujtimore, të kthyer në traditë, munguan përfaqësuesit e opozites.

Më 7 prill të 1939-s, Italia fashiste nisi nga porti i Durrësit pushtimin e Shqipërisë. Ajo u prit me armë nga forcat shqiptare të cilat ndonëse me armatim dhe forca të pakta arritën t’i sprapsin disa herë trupat italiane. Rezistenca shqiptare në bregdet u thye vetëm pas goditjeve me artileri të rëndë. Pas futjes në Durrës të forcave pushtuese, lufta u zhvendos në rrugët e rrugicat e qytetit bregdetar.

Top Channel