Ndarja e re, Rrogozhina me qendër të re shëndetësore

13/03/2015 00:00

Rreth 50 mijë banorë të Bashkisë së Rrogozhinës, sipas ndarjes së re administrative do të marrin tanimë shërbim shëndetësor në një qendër të rikonstruktuar shëndetësore.

Falë mbështetjes financiare të Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim është bërë rikonstruksioni i plotë isaj. Sipas ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili pa nga afër transformimin e kësaj qendre shëndetësore bashkë me abasadorin turk në Shqipëri, menjëherë do të vijohet me pajisjen me aparatura diagnostikuese të saj.

“Rikonstruksioni i plotë i kësaj qendre do të shoqërohet me furnizmimin nga ana jonë me pajisje diagnostikuese. Me ndarjen e re administrativo-territoriale kjo qendër merr rëndësi më të madhe edhe sa i takon shërbimit 24-orësh. Kjo qendër do të jetë pjesë edhe e programit të kontrollit bazë pa pagesë për personat e moshës nga 40 në 65 vjeç”, deklaroi Beqaj.

Sipas kreut të Shëndetësisë, qendrat shëndetësore do të rrisin standartet e punës së tyre, prandaj pas rikonstruksioneve të godinave do të punohet për nxitjen e programeve bazë për të rritur cilësinë e mjekëve dhe infermierëve që ofrojnë shërbim në to.

Me ndarjen e re administrative, qendra shëndetësore e Rrogozhinës, theksoi Beqaj, do të duhet të ofrjë shërbim 24-orësh.

Top Channel