Ahmetaj: Falen gjobat për sigurimet shoqërore

11/03/2015 00:00

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar të mërkurën, pas mbledhjes së radhës të qeverisë, se është miratuar projektligji për faljen e gjobave të sigurimeve shoqërore.

Në një komunikim me mediat, Ahmetaj ka bërë të ditur se përmes këtij projekligji, bizneset çlirohen nga 80 për qind e gjobave nëse paguajnë brenda afatit të ri të caktuar.

“Ligji në fjalë fal në masën 80 për qind gjobat e gjeneruara si rezultat i mosdeklarimit brenda afatit tatimor të kontributit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet paguhen brenda datës 30 prill 2015. Nga ky lehtësim përfitojnë 59 mijë e 411 subjekte”, ka deklaruar Ahmetaj.

Top Channel