Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e cilësoi situatën e fundit politike në vend si pjellë e mendjeve kriminale të cilat ndryshuan Kushtetutën.
Sipas Topit, ky është parlamenti më i dobët dhe më pak intelektual që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe kjo ka bërë që qytetarët të ndihen jo vetëm të pashpresë, por edhe të rrezikuar për jetët e tyre.
Në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Topi tha se nuk ka kuptim kërkesa për dorëheqje aq kohë sa nuk janë vërtetuar akuzat nga organet e drejtësisë.
Sipas Topit Berisha, që pengoi hetimet e ngjarjeve të Gërdecit dhe 21 Janarit është i fundit që mund të flasë për mospengim të hetimeve.
Deklaratat Bamir Topit i bëri nga qyteti i Elbasanit, ku këtë të enjte nisi procesi i votimi, përmes parimit “një anëtar një votë” për kreun e ri të degës.
Top Channel