Ambasadori i Francës: Në Parlament të bërtitet më pak

05/03/2015 00:00

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Berbard Fitoussi, gjatë një vizite në Shkodër, i pyetur në lidhje me situatën politike në vend, është shprehur se rruga e Shqipërisë drejt BE-së kërkon bashkëpunimin dhe dialogun mes partive politike, për të luftuar krimin e organizuar.

“Gjëja që mua më intereson veçanërisht është mënyra sesi Shqipëria do të gjejë rrugën për t’u bashkuar me Bashkimin Europian dhe, ndër pesë kushtet që i janë vënë Shqipërisë kur i është dhënë statusi kandidat, është një kusht i pestë i cili parashikon dialog dhe kompromis mes forcave politike. Kjo, ndoshta sepse vetë pika katër, që ka të bëjë me luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, është një luftë që duhet bërë pa kompromis. Dua që Shqipëria të gjejë rrugën drejt Europës, pa dhunë e pa shqetësime, madje rrugën e duhur. Nuk dua të jap mësime, por 6 muajt e prezencës sime në Shqipëri më kanë bërë të kuptoj se duhet të kemi besim te shqiptarët dhe rruga e tyre drejt Bashkimit Europian”.

Ndërsa i pyetur për debatet e ashpra sot në Parlament, ambasadori francez u shpreh se “në Parlament duhet të flitet më shumë, e të bërtitet më pak”.

Top Channel