Aksident tragjik në Rimini, humb jetën vëllai 18-vjeçar i prezantueses së njohur italiane
Një film mbi një nga figurat më kontroverse të kohëve të fundit, spiunit të Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden, do të shfaqet në fund të vitit. Protagonist i filmit do të jetë aktori Joseph Gordon-Levitt, i cili ka postuar dy foto nga filmi.
34-vjeçari shihet në këto foto me uniformë ushtarake.
“U habita kur e mora vesh historinë e Snowden, nuk e dija që ishte pjesë e ushtrisë së SHBA-së në vitin 2004. Pasi theu këmbët gjatë një incidenti në stërvitje, ai gjeti një punë në CIA”, tha Gordon-Levitt.
Kasti i filmit ‘Snowden’ do të përbëhet nga yje si Shailene Woodley, Melissa Leo, Zachary Quinto, Tom Wilkinson, Timothy Olyphant, Rhys Ifans, Joely Richardson dhe Nicolas Cage.
Xhirimet e filmit me regji të Oliver Stone kanë nisur në 16 shkurt dhe premiera e tij pritet në 25 dhjetor të këtij viti.
Top Channel