Seferi: Edukatoret thanë se fëmija ndërroi jetë në gjumë

27/02/2015 00:00

Pëllumb Seferi, drejtor i Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve
në Bashkinë e Tiranës deklaron për mediat se fëmija që ndërroi jetë në
çerdhen 17, nuk ka patur shenja problematike gjatë ditës së premte.

“Edukatoret më thanë që në mengjes fëmija ishte normal dhe gjatë ditës nuk shfaqi ndonjë shqetësim shëndetësor. Pas ngrënies së drekës fëmijët kanë rënë në gjumë, por gjatë kontrolleve të herëpashershme edukatoret vunë re, se vogëlushit i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrës. Menjëherë në këto momente janë njoftuar instancat përkatëse”, sqaron Seferi.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ka takuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore edhe prindërit e fëmijës.

Top Channel