Ahmetaj takon zv/kancelarin gjerman,merr mbështetje për projekte

26/02/2015 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj është takuar në Berlin me
zëvendëskancelarin gjerman njëherësh, ministër i Ekonomisë së këtij
vendi Sigmar Gabriel. 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik njofton se në fokus të takimit ishin reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, avancimi i nismës së Berlini dhe përgatitja e projekteve rajonale.

Numri dy i Qeverisë gjermane ka shprehur mbështetjen e fortë për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor nën nismin e Berlini. Ai është shprehur se qeveria gjermane do të mbështesë ndërtimin e Autostradës Adriatiko-Joniane e njohur ndryshe si ‘Korridori blu’ – pasi e konsideron këtë projekt jo vetëm si një rrugë rajonale, por edhe si një urë lidhëse për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qëndrore.

Top Channel