PD denoncon emërimin e Rrapajt

14/02/2015 00:00

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama per rikthimin e Agim Rrapajt në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

Zedhenesja e selise blu tha se Rrapaj eshte denuar per shperdorim detyre dhe abuzim me fondet e grantit japonez, por ai ka rilindur dhe se shpejti do të jetë në krah të Ramës në publik.

“I hetuar nga prokuroria dhe i dënuar nga drejtësia për abuzime me grantin japonez prej 12 milionë dollarësh me projektin e famshëm 2KR, me Edi Ramën, duket se Rrapaj është rehabilituar dhe është vënë sërish në krye të KASH, një organizatë që menaxhon shumë fonde për bujqësinë dhe agrobiznesin. Kemi këtu vendimin e gjykatës që ka dënuar Rrapajn për shpërdorim detyre. Rrapaj është dënuar gjithashtu edhe për falsifikim dokumentash. Agim Rrapaj ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Po ashtu, Agim Rrapaj u shfaq edhe në bllokun e famshëm Meta-Prifti me aferën 700 mijë euroshe. Ja pra sa e pasur është e kaluara kriminale, me shkelje dhe abuzime e këtij personi. Kjo është në të vërtetë rilindje”, tha zëdhënësja.

Top Channel