Erozioni kërcënon Shqipërinë, Koka: Dëmet e pallogaritshme

13/02/2015 00:00

Qindra banesa dhe mijëra hektarë tokë bujqësore ndër vite janë përfshirë
nga erozioni. Prerja pa asnje kriter  i pyjeve per me shume se dy
dekada ka bere qe toka te mos kete asnje mundesi te rikthehet ne
parametrat e saj natyrale.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ne analizen vjetore theksoi se erozioni i tokes vijon te mbetet nje kercenim i madh, jo vetem natyral por edhe monetar per vendin. Rehabilitimi i pyjeve e shtreterve te lumenjve, kerkon kohe por edhe shume para.

“Qindra, mijëra metra katrorë tokë bujqësore produktive sot përfundon në shtretërit e lumenjve. Sasi e konsiderueshme pyjesh të djegura, të dëmtuara ka patur dhe ka ende edhe sot. Ndaj puna jonë nuk është një punë njëvjetore, një punë njëmujore, ajo duhet të jetë disavjecare. Ne kemi mundur për herë të parë pas 23 vjetësh, që Ministria e Mjedisit të mbjelle mbi 2.5 milionë fidanë”, tha Koka.

Prerja e  paligjshme e pyjeve ne zona si Korça, Dibra, Kukesi vijon te jete e larte ne nje kohe kur siperfaqet e pyllëzuara ndër vite janë shumë më të uleta. Kryeinspektori i Mjedisit Ergys Agasi tha se të paktën 80 për qind e subjekteve qe punonin me pare me lenden drusore ishin ilegal

“Mbi 80 për qind e subjekteve me ndikim në mjedis, të papajisur me leje mjedisi, fondi pyjor ishte lënë në mëshirë të fatit, pa kurrfarë kontrolli mbi të dhe prerjet e paligjshme. Shtretërit e lumenjve shfrytëzoheshin barbarisht duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekosisstemin tonë. Kryetarët e njësive vendore nuk mbanin aspak përgjegjësi për detyrat që përcakton ligji”, tha Agasi.

Inspektoriati Mjedisor ka kryer mijëra inspektime ne pyje dhe ka nderrmare gjova por edhe procedime penale, gjendja vijon te jete e veshtire. Nje pjese e lendes drusore perdoret nga banoret ne zonat malore per ngrohje, çka ka bere qe Ministria te kerkoje rritjen e importit te kesaj lende.

Top Channel