Ish-drejtori i Burgjeve në SPAK, mbyllen hetimet për Agim Ismailajn dhe dy të tjerë Një ditë më parë, një grup të rinjsh bllokuan në rrugë automjetin me të cilin po lëvizte në zonën e përmbytjes në Ferras shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, dhe ministri Erjon Veliaj.
Katër të rinj u ndaluan nga policia e Fierit për incidentin dhe në mbrëmje u liruan.
Ndërkohë që drejtuesit lokalë të PD-së reaguan duke thënë se ata që bllokuan rrugën ishin banorë. Edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, kërkoi lirimin dhe para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier pati një protestë deri në lirimin e të ndaluarve.
Të dielën në mbrëmje, ndërsa ndodhej në Darzezë, ministri Veliaj ka reaguar për incidentin: “Isha nisur për të vizituar tre vajzat që u shpëtuan para disa ditësh. Po ktheheshim për të parë nevojat e asaj familjeje, kur u bllokuam nga aktivistë të Partisë Demokratike. Unë besoj se partia e njerëzve të ndershëm, e atyre që janë bërë solidarë, atyre që ndihmojnë në terren dhe vullnetarëve lokalë, është një parti shumë më e madhe se partia e disa rrugaçëve që bllokojnë rrugët. Do vazhdojmë punën pa bredhur me eskorta dhe pa u fryrë si gangstera.”
Top Channel