Gjiknuri në Indi, takon investitorë

22/01/2015 00:00

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri njohu investitorët indianë me
mundësitë që ofron vendi ynë për investime, veçanërisht në fushën e
kërkimit të naftës dhe gazit.

Gjiknuri u prit në Neë Delhi nga homologu i tij indian dhe ministri i shtetit për Punët e Jashtme por edhe nga përfaqësues të biznesit.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan format e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe oferta e Shqipërisë për të patur skema financimi të projekteve nga India.

Në takime të tjera me përfaqësues të shoqërive në fushën e energjisë dhe naftës si ‘Tata Poëer’ apo kompania shtetërore e naftës, ministri u njoh me eksperiencën indiane në uljen e humbjeve në rrjetin elektro-energjetik, si kombinim i masave shtetërore, manaxheriale dhe investimeve. Sipas Gjiknurit këto janë modele që mund të aplikohen me sukses edhe në Shqipëri.

Top Channel