Pagesat e parapambetura të sigurimeve, Veliaj letër 50 mijë subjekteve

19/01/2015 00:00

Brenda datës 15 shkurt institucionet shtetërore dhe ato private duhet të shlyejnë të gjitha pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore. Kostoja totale e pagesave të prapambetura si dhe gjobat dhe interesat arrin një vlerë monetare prej 109 milionë dollarësh.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj i ka dërguar një letër rreth 50 mijë subjekteve private ku u kërkon zbatimin e ligjit për shlyerjen e borxhit ndaj Insititutit të Sigurimeve Shoqërore.

Qeveria pritet të nisë një sërë aksionesh për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura. Çdo subjekt, i cili do të vijojë të rezultojë debitor do të përballet me sanksione të rënda.

Ekspertët e Ministrisë së Mirëqënies Sociale saktësojnë se vetëm një e pesta e borxhit përbëhet nga institucionet shtetërore, të cilat kanë nisur të shlyejnë shumat e bartura gjatë tetë viteve.

Skema e re e pensioneve ka bërë të mundur që të kalohet tavani prej 240 mijë lekësh, por që ajo të ecë sipas ritmeve të duhura kërkohet që çdo subjekt të paguajë sigurimet shoqërore.

Top Channel