Elbasan, familja në varfëri ekstreme, reagon SHSSH

14/01/2015 00:00

Shërbimi Social Shtetëror në qarkun e Elbasanit njofton nisjen e procedurave për ndihmë urgjente ndaj familjes së Ilmi Tabakut në fshatin Grekan.

Prej tërmetit të muajit maj, që goditi zonën e Dumresë, familja e tij jeton në kushte të rënda, në një banesë të shkatërruar dhe pa asnjë ndihmë apo asistencë.

“Është rënë dakord me kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore, që kjo familje, edhe në rast se nuk përzgjidhet nga sistemi i ndihmës ekonomike si përfituese, të përfitojë gjithsesi prej janarit e në vijim nga fondi i 3-përqindëshit që gëzon si të drejtë njësia vendore. Mësojmë nga kjo njësi se kjo familje nuk është paraqitur asnjëherë në Komunë për të bërë aplikimin, apo kërkesën për ndihmë ekonomike, njëkohësisht zonjën Tabaku do ta shoqërojmë ditën e enjte, bashkë me mjekun e Drejtorisë Rajonale, pranë mjekut specialist për të bërë vlerësimin e situatës shëndetësore të zonjës. Në rast se është e nevojshme, ajo do të pajiset edhe me leje drejtimi për të dalë në kemp. Ndërsa jemi në bisedime për të mbledhur sa më shpejtë edhe grupin disiplinor me Këshillin e Qarkut të Elbasanit, për të mësuar bonusin e qirasë për këtë familje. Sot kemi sjellë edhe ndihma ushqimore për t’ia lehtësuar sadopak në ditët në vijim gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet familja Tabaku”, u shpreh Marsida Haxhiu, drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Gjithashtu, familja Tabaku do të strehohet në një banesë me qira deri në dhënien e dëmshpërblimit për riparimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.

Top Channel