Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara
Ato janë vdekjet, të cilat kalojnë pa bërë shumë bujë, edhe pse ndodhin në mes të një qyteti, në praninë e kalimtarëve të shumtë që u kalojnë përbri, e skena që u shohin sytë u duket krejt e zakonshme.
Janë rastet ekstreme kur të pastrehët humbin jetën dhe përpjekja e tyre për të mbijetuar merr fund.
Atëherë kur ngrica dhe i ftohti u ndal frymën, teksa flejnë në rrugët e ftohta. Tre ditë më parë, një burrë rreth të 60-ave humbi jetën në “Rrugën e Elbasanit”, në Tiranë. Për të nuk u tha asgjë më tepër përveç faktit se temperaturat e ulta dyshohen t’i kenë marrë jetën.
Ky nuk është rasti i parë e i vetëm i ndodhur brenda këtyre pak javëve. Roja i një lokali u nda nga jeta ditën e parë të vitit 2015, duke pësuar një infarkt nga i ftohti në Tiranë. Në momentin e ngjarjes ai po qëndronte ulur në një karrige, kur temperaturat shënonin nën 0 gradë celcius.
Këto janë ngjarje të paralajmëruara, të cilat përsëriten vit pas viti. Një ndër precedentët më të rëndë vijon të mbetet ai i 87-vjeçares Sofi Qendro nga Durrësi, e cila humbi jetën në tetor të 2013-s, teksa flinte në stolat e lulishtes përpara Bashkisë. Për kohë me radhë ajo dhe nipi i saj kërkuan ndihmë që t’u gjendej një zgjidhje. Por, me sa duket askush nuk i mori seriozisht. Pas disa muajsh apel, e moshuara ndërroi jetë në spitalin e qytetit, pasi nuk i mbijetoi të ftohtit.
E ndërsa këto janë vetëm rastet më të fundit të të pastrehëve që neglizhohen e humbin jetën pa bërë shumë zhurmë, ndër vite kjo kategori vuan pasojat e të ftohtit dhe mungesës së vëmendjes së të gjithëve.
Top Channel