Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Rama, se teksa gjetkë promovon fjalën e lirë, në vend e cënon atë maksimalisht duke e zëvendësuar me presione.
“Për më shumë se një orë predikoi lirinë e shprehjes, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar apo për t’u distancuar nga kërcënimi që i është bërë kryetarit të opozitës, pikërisht për fjalën.
Predikon lirinë e shprehjes ndërkohë që përgenjështron veten e tij në çdo hap që hedh. Edi Rama është ai që organizoi goditjen fizike ndaj deputetit të opozitës, pikërisht ngaqë nuk përballon lirinë e shprehjes.
Është ai që frymëzon kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të opozitës, sepse ai nuk e duron dot lirinë e shprehjes. Ndaj ka sjellë në administratë, zyra e deri në Parlament, persona të inkriminuar, ata që janë errësira, e kundërta e lirisë së shprehjes.
Ndaj Edi Rama ofron lehtësi e favore qeveritare për banditë të cilët lirinë që e kanë të sigurt nga qeveria e shfrytëzojnë për të kërcënuar fjalën e lirë.
Me Edi Ramën liria e të shprehurit po zëvendësohet nga presioni i gjithanshëm ndaj mediave, zërave kritikë e shoqërisë civile”, deklaroi zëdhënësja Oriela Nebiaj.
Top Channel