Dekriminalizimi i politikës, pas rezolutës opozita ngre grup pune

12/01/2015 00:00

Partia Demokratike ka ngritur një grup pune, që të identifikojë se ku
duhet të ndërhyjnë për të zbatuar rezolutën e 24 dhjetorit, pika më
delikate e të cilës është çështja e personave me rekorde kriminale.

Nenkryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve, Oerd Bylykbashi, eshte i ngarkuar te propozoje zgjidhjet per kete çeshtje.

“Në aspektin e dekriminalizimit do te shihet si aspekti i tanishem, siç thote edhe rezoluta, ata qe mbajne funksione publike, por edhe ne te ardhmen, duke filluar qe nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por mbi te gjitha nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare., duke vazhduar me administraten publike. Ne do te vendosim ato filtra ligjore qe do te bejne te mundur dekriminalizimin duke larguar maksimalisht kete fenomen negativ apo duke i prere rrugen”, tha Bylykbashi.

Per demokratet, nuk perben tabu prekja e Kushtetutes, nese kjo do t’i vije ne ndihme Parlamentit per te eliminuar perfshirjen e personave me rekorde kriminale ne politike.

“Nëse do te jete e nevojshme, siç ju thashe, ne mendojme se ka nevoje te nderhyhet edhe ne Kushtetute. Eshte e nevojshme te nderhyhet e rregulloren e Parlamentit, mund te jete i nevojshem hartimi i legjislacionit te ri, ashtu siç do te jete e nevohsme te nderhyhet ne Kodin Zgjedhor per te vene fre mundësisë, që njerëz më të kaluar kriminale te kandidojne për poste të larta, siç eshte ai i deputetit apo i te zgjedhurit vendor”, tha Bylykbashi.

Sipas nenkryetarit demokrat te Komisionit te Ligjeve, i cili eshte edhe nje nga hartuesit e Kodit Zgjedhor, zbatimi i rezolutes se Kuvendit te Shqiperise i heq mundesine çdokujt qe te keqperdore ligjin per perfitim politik.

“Ne kemi njerez te cilet diten qe mbarojne denimin penal ne burg, po ate dite kandidojne per t’u zgjedhur deputet dhe brenda nje muaji mund te zgjidhen deputete dhe me vone mund te emerohen edhe ministra. Imagjioni dike qe eshte denuar per krime te renda te mbaje nje post ministri vetem per faktin se nuk eshte me ne burg. Legjislacioni shqiptar sot e ka kete boshllek qe mesa duket eshte shfrytezuar maksimalisht ne nje marreveshje mes kryeministrit Rama dhe atyre qe i sherbyen per te marre pushtetin me 23 qershor”, tha Bylykbashi.

Megjithese rezoluta e vendos Parlamentin nen presionin e kohes, demokratet besojne se me asistencen e Komisionit te Venecias dhe me vullnet te mire politik, dekriminalizimi do te jete nje çështje e zgjidhur me ligj deri ne fund te qershorit.

“Duke ruajtur standardet me te mira qe ne kemi sot, te vendosim ato pengesa qe elementet kriminale persona te cilet jane denuar ne mos ne shqiperi, edhe ashte shqiperise, te mos kene mundesi te mbajne poste publike apo te kerkojne te zgjidhen”, theksoi nënkryetari i Komisionit.

Top Channel