Basha: Rama, promovues i krimit në institucionet publike

09/01/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin e vendit duke e cilësuar si promovuesin më të madh të krimit në institucionet publike në historinë e shtetit shqiptar.

Sipas tij, opinioni publik i njeh mjaft mirë provat që lidhin të paktën 19 nga 83 deputetë me botën e krimit.

Në historinë e parlamentarizmit botëror nuk mund të gjesh qoftë edhe një rast të vetëm, siç shkruan zoti Basha në faqen e tij në Facebook, ku afro 25% e listës së shumicës të ketë të dhëna kriminale.

Sipas kreut të PD-së, presioni me padi penale ndaj opozitës është strategji e mafias dhe një presion i heshtur. Opozita, sipas tij, nuk do të tërhiqet në betejën për të çliruar politikën dhe shtetin nga krimi.

Top Channel