Rikonstruksioni i bulevardit të Fierit, Zeqo: Qyteti ndryshon pamje

06/01/2015 00:00

Rikonstruksioni i bulevardit kryesor të qytetit të Fierit me vlerë rreth 2 miliardë lekë, është drejt përfundimit.

Bulevardi ka një gjatësi prej 960 metrash dhe punimet do të përfundojnë ne mesin e muajit shkurt. Ne naten e nderrimit te viteve eshte hapur nje pjese e tij. Segmenti me nje gjatesi 360 metra ne hyrje te qytetit eshte rikonstruktuar brenda te gjithe parametrave bashkekohore.  Vetem ne nje drejtim te rruges ka dy korsi per automjetet dhe nje korsi per biçikletat. Hapesira e gjelbert eshte nje mije metra katrore nderkohe qe ne te dyja anet e rruges jane mbjelle 130 peme dekorative si dhe jane vendosur 40 ndriçues.

Gjate inspektimit te punimeve ne kete segment rrugor, kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqaj tha se rikonstruksioni i bulevardit kryesor do te ndryshoje krejtesisht pamjen e qytetit.

“Me këtë projekt modern ne do të vazhdojmë të ndërtojmë qytetin. Fieri vijon të shndërrohet në një qytet modern dhe europian”, tha Zeqo.

Pjesa tjeter me nje gjatesi prej 600 metrash do te jete ne formen e pedonales ku qarkullimi i mjeteve do te jete me orar. Ne te gjithe gjatesine e ketij segmenti rrugor ka perfunduar lyerja e fasadave te pallateve ndersa pritet te perfundoje edhe zgjerimi i ures ne hyrje te qytetit te Fierit.

Top Channel