Solis: Duhen vendosur kamera sigurie në çdo mjedis spitalor

05/01/2015 00:00

Videoskandali në urgjencën e QSUT-së, i publikuar dy dite më parë në
rrjetet sociale e më pas në të gjitha mediat, ka shkaktuar panik.

Në rrjetet sociale has në dy qëndrime; në atë ku fajësohen autoritete drejtuese të shëndetësisë, por ka dhe nga ata të cilët fajësojnë protagonistët e videos, të cilët pasi u argëtuan ne ‘pub’ me shoqen e tyre kaluan pertej njerëzores, duke abuzuar me të në mënyre te tille. Duke iu referuar edhe komenteve në rrjeteve sociale, në çdo vend të botës mjeku pasi të jep ndihmë largohet për të vijuar monitorimin në një kohë të dytë, ndërkohë që familjarët apo shoqëruesit në këtë rast qëndrojnë me pacientin.

Por ajo çfare eshte e papranueshme dhe që është ngritur me shqetësim edhe nga emisioni ‘Fiks Fare’ është prania e seksereve të agjensive funerale në ambientet e spitalit.Për këtë, rojet e sigurise, por edhe shefi i Sherbimit duhet te marre pergjegjesite e tij.

Ish-ministri i Shendetesisë Leonard Solis, i ftuar ne emisionin ‘Wake Up’, ne lidhje me kete çeshtje shprehet se i duhet lënë Prokurorisë të bëjë punën e saj.

“Që të gjithë jemi të tronditur nga ajo që ka ndodhur në urgjencë dhe ajo që nuk më pëlqen është paniku i madh dhe drejtimi i gishtit në shumë vende njëherazi. Ky panik nuk e zgjidh çështjen. Do ta shikojë Prokuroria më vemendje, do të dalë në konkluzione dhe secili do të marrë pergjegjesite e  tij. Mund të them që urgjenca e QSUT-së ka bërë një rikontruksion të mirë, ka bërë një hap të madh përpara, por urgjenca është vendi ky hyjnë e dalin çdo ditë 20-30 mijë vetë, për punë të ndryshme, njerëz të ndryshëm. Ashtu siç janë vulnerabël pacientët, ashtu janë edhe mjekët. Kemi patur incidente të jashtëzakonshme ndaj mjekëve. Ajo që më bën përshtypje të keqe është që vijnë si hienat agjencitë e funeralit, te cilat presin do të vdesë apo jo njeri”, thotë Solis.

Sipas Solisit, ne çdo sherbim te QSUT-së duhet te vendosen kamera sigurie, pasi do të rregullonin shume gjendjen, pasi shpesh jo vetem pacientet, por edhe mjekët dhe personeli mjekesor jane te riskuar.

“Suervijimi me kamera do të jetë shumë i dobishem. Rritet shkalla e përgjegjësisë, si nga ana e mjekëve, ashtu edhe pergjegjmesia per qendrimin ne ambientet e spitalit nga ana e familjarëve të pacientëve. Eksperiencat ndërkombëtarë tregojnë një rritje përgjegjshmërie kur bëhet e ditur prania e kamerave të sigurisë në ambientet e spitalit”, thotë Solis.

Ndonese jane arrestuar sekseri i funeraleve, por dhe dy prej shokeve te vajzes qe e kishin shoqeruar ate nate, drejtues te QSUT-së thone se do te shprehen sapo te perfundojne hetimet e prokurorise.

Top Channel