Shëndetësia në gatishmëri për emergjencat

31/12/2014 00:00

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një kontroll të ditës së
fundit të vitit për gadishmërinë e mjekëve për këto ditë festash, por
dhe për të përballuar çdo situatë në kushtet e rëndimit të motit në të
gjthë vendin.

Ndalesa e pare e ministrit ka qenë në qendrën më të madhe spitalore në vend atë “Nene Tereza”.

Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu garantoi furnizim të plotë me medikament, staf mjekësor në pune, ngrohje, si dhe një menu e veçante për pacientet qe do te kalojnë natën e ndërrimit të vitit në spital.

Pas QSUT-së, ministri i Shendetesise eshte ndalur ne Qendren e Traumës pranë ish-Spitalit Ushtarak për urgjencat, traumat që përballohen cdo ditë të vitit, por edhe në ditë festash, ku rastet janë të shtuara.

Me uljen e temperaturave ne te gjithe vendin, bllokimin e rrugeve nga debora ministri Beqaj garantoi se eshte bere furnizimi me barna deri ne fund te muajit mars si asnjehere tjeter. Ministri i Shëndetësisë ka vizituar edhe urgjencat  autoambulancat dhe garanton se sistemi shendetsor eshte ne gadishmëri të plotë.

“Besoj se do të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha situatat. Ne kemi marë masa në 92 qendra shëndetësore për të furnizuar me barna të gjitha spitalet deri në fund të marsit, pasi ka bllokim pas kësaj periudhe.Në bazë të vlerësimit të bërë sa i përket gadishmërisë së sektorit të shëndetësisë në këtë periudhë festash janë në dispozicion laboratorë, mjekë, infermierë, si dhe furnizimit me barna”,tha Beqaj.

Top Channel