“Exclusive”, një dashuri shqiptare në Ankara

28/12/2014 00:00

Dërgatat e shqiptarëve në Turqi janë aq të shumta dhe të shpërndara në kohë, sa identifikimi i tyre, në kushtet kur të dhënat mungojnë, mbetet i vështirë.

Përtej Stambollit, Ankaraja është një tjetër stacion, ku shqiptarët kanë lënë shenjat e tyre. Edhe pse numri i shqiptarëve këtu nuk është më i madh se në shumë zona të tjera, prezenca e tyre ka një peshë të veçantë.

“Exclusive”, sot në mbrëmje, do të sjellë realitetin e shqiptarëve të Ankarasë; problemet, asimilimi, mungesa e shkollave në gjuhën shqipe, e gjithçka tjetër që lidhet me këtë komunitet.

Top Channel