Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re
“Maksi është qëlluar me plumb në gjoks. Është shtrirë pa ndjenja dhe po humbet shumë gjak. Mendoj se po vdes!. Po më sulmon një person i tretë”.
Kjo ishte telefonata në adresë të policisë në qytezën South Shields në Angli që alaramoi policinë dhe shërbimet e emergjencave, që menjëherë u vunë në lëvizje me automjete dhe dy ambulanca për të mbërritur në vendin e ngjarjes.
Por në vend të një skene krimi policia dhe emergjencat gjetën një të fiksuar pas lojërave elektronike që kishte telefonuar për të raportuar vdekjen e karakterit të tij në lojën e famshme, GTA.
Shakaja e hidhur e David Helens nuk u kapërdi mirë dhe ai u denoncua në gjykatë për aktin në fjalë. Ai pranoi se në fillim të nëntorit ka telefonuar policinë, por nuk e mbante mend saktë bisedën që kishte zhvilluar.
David, që vuan prej kohësh nga humbja e dëgjimit në njërin vesh dhe shikimit në njërin sy, u dënua me 120 orë punë sociale dhe 18 muaj nën vëzhgim.
Top Channel