FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Dhjetë kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, janë dëgjuar nga anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në procesin e hapur nga Kuvendi për vendet vakante në të.
Vizioni i kandidatëve për rikthimin e besimit te institucioni i Bankës së Shqipërisë, veçanërisht pas skandalit të vjedhjes në të, ishte interesi i deputetëve në pyetjet ndaj kandidatëve. Kandidatët evidentuan si thelbësore transparencën e funksionimit të Bankës.
Shumica e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës, vijnë nga rrethet akademike dhe sektori bankar. Kandidatët që do të marrin firmat e 28 deputetëve do të përzgjidhen në një proces të dytë dhe më pas do të kryejnë edhe një seancë tjetër dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.
Në fund, ky komision do të zgjedhë emrat përfundimtare dhe dy kandidatët që do të kenë shumicën e votave do të gëzojnë statusin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.
Top Channel