Kuvendi: Janë njoftuar grupet për seancat dëgjimore

15/12/2014 00:00

Burime nga adminstrata e Kuvendit bëjnë të ditur se prej datës 20 nëntor, nga ana e saj i është dërguar një shkresë grupeve parlamentare për caktimin e seancës dëgjimore me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të BSH, të cilët plotësojnë kriteret ligjore.

Sipas shkresës, e cila mban datën 20.11.2014 dhe i drejtohet grupeve të PS, PD, LSI, PR, PDIU dhe deputetëve të pavaruar Vangjel Dule e Nard Ndoka, do të jenë vetëm grupet parlamentare që do të caktojnë datën dhe orën e marrjes në pyetje të kandidatëve.

Top Channel