Shqipëria synon rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kinën

11/12/2014 00:00

Megjithëse është partneri i dytë tregtar, Shqipëria synon rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kinën, ekonominë e dytë botërore.

Në aktivitetin për 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se BE-ja dhe Kina përbëjnë për Shqipërinë dy aspekte përplotësuese të njëri-tjetrit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Energjia, infrastruktura, burimet minerare dhe turizmi janë fushat e evidentura ku investitorët kinezë mund të jenë të pranishëm në Shqipëri.

Në këtë drejtim ministri Bushati theksoi se krijimi i një mjedisi sa më lehtësues është një detyrë për qeverinë shqiptare.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se angazhimi është që në fund të mandatit katërvjeçar, investimet kineze të jenë rritur ndjeshëm.

Top Channel