Panariti: Brenda dhjetorit shpresojmë të zgjidhim ngërçin me Moskën

10/12/2014 00:00

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaron se brenda dhjetorit do të
zgjidhet çështja e embargos ruse për të mos pranuar perime shqiptare.

Sipas ministrit Panraiti kjo embargo ka hyre ne fuqi ne 8 dhjetor dhe nuk ka dhene ende asnje efekt tek fermeret shqiptare.

“Nuk mendoj që ka dhënë një impakt kaq shpejt, aq më tepër që volumi i eksporteve tona në Rusi nuk është aq i madh sa të afektojë dhe të ndikojë shumë në mosevadimin e prodhimeve shqiptare. Kjo çështje do të mbyllet para fundit të vitit dhe ne shpresojmë shumë që të rihapet ky eksport ndaj tregut rus. ka patur një tendencë rritje drejt tregut rus, për shkak se prodhimet tona janë të freskëta dhe kanë ngjallur interesin edhe të importuesve rusë, por harta jonë e eksportit është shumë e gjerë se sa eksporti ndaj Rusisë. Ne eksportojmë në 18 vende. Orientimi ynë është i qartë, ne duam kryesisht partnerë kryesorë të kemi Bashkimin Europian”, tha Panariti.

Nje grup ekspertesh nga Ministria e Bujqesise pritet te udhetojne neser drejt Rusise per te biseduar ne lidhje me moslejimin e eksporteve te perimeve shqiptare drejt Rusise, per shkak te certifikates fitosanitare te falsifikuar qe pretendon. Ministri Panariti insiston se certifikata fitosanitare nuk falsifikohej ne Shqiperi, por ne nje vend fqinj.

‘Një grup nga Ministria e Bujqësisë do të përfshihet në negociatat për autoritetet ruse për të riparë çështjen e eksportit të perimeve dhe për heqjen e embargos, e cila nuk ka sens, nuk është e bazuar për arsye se bëhet fjalë për një falsifikim që nuk ka ndodhur brenda territorit shqiptar ka ndodhur jashtë territorit shqiptar, në një vend të tretë, ku janë falsifikuar certifikatat fitosanitare. Shqipëria nuk është përgjegjëse dhe e konsideron këtë veprim të njëanshëm të paargumentuar dhe që cënon marrëveshjen e tregtisë së lirë midis vendeve”, tha Panariti.

Ministri i Bujqesise eshte shprehur dite me pare se vete Shqiperia nepermjet amasades ruse i kerkoi Rusise te verifikonte certifikatat, pasi diku po falsifikoheshin. Sipas tij rezulton qe nga Shqiperia te eksportohej 4 here me shume sa ishte mundesia reale e Shqiperise per te eksportuar.

Top Channel