Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rriten nafta dhe benzina Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se jo vetem po lejon
shitjen me cmim te larte te karburanteve ne Shqiperi, por edhe po
mashtron publikisht per cmimin e naftes ne tregjet europiane.
Duke iu referuar te dhenave nga “Global Petrol Prices”, deputeti Florion Mima tha se ne tremujorin e fundit cmimi i karburantit ne vendet qe permendi kryeministri 2 dite me pare ka rene gati dy here me shume.
“Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%. Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta, u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara? “, tha Mima.
Reagimi i Partisë Socialiste erdhi përmes deputetes, Blerina Gjylameti.
“Sot deputeti i Partisë Demokratike gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallen mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%.
I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha.
Sot çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha”, tha Gjylameti.
Top Channel