Prilli sjell ndryshime të mëdha, 3 shenja të zodiakut hyjnë në një fazë të re
Ajo është aktore, shkrimtare, producente dhe humaniste. Masiela Lusha është një ndër shqiptaret më të famshme dhe më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumë e talentuara Masiela Lusha fitoi famë në serialin televiziv “George Lopez” dhe, qysh në moshë të vogël, ajo u shqua për talentin e saj. Revista “Teen Magazine” do ta cilësonte atë si ndër pesë të rinjtë, që do të kishte shansin e suksesit.
Në fushën e letërsisë, Masiela u cilësua si shkrimtarja më e re në botë, 12-vjeçare, që publikon një libër në dy gjuhë. Disa vite më parë, ajo themeloi Fondacionin “Fëmijët e botës”, ndërsa aktuaisht është ambasadore Ndërkombëtare për të Rinjtë.
E lindur në Tiranë, Masiela jetoi vetëm 5 vite në Shqipëri. Ajo u largua fillimisht drejt Hungarisë, e më pas në Austri, për t’u vendosur përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1993. Lusha filloi të bëhej e famshme, kur luajti në televizionin amerikan si një vajzë shumë e pasionuar dhe e pabindur, Carmen Lopez.
Për vite me radhë, kjo shfaqje u shpërnda nëpër televizionet botërore, si një program shumë i pëlqyer. Gjatë pesë viteve Lusha xhiroi mbi 100 episode, të cilat e bënë në njëfarë mënyre veterane të televizionit, që në moshën 20-vjeçare.
Në të njëjtën kohë, ajo vazhdoi të xhironte filma të ndryshëm. Ajo është vlerësuar dy herë rresht me çmimin më të lartë për moshën e saj, “Artistja e re më e mirë”. Përgjatë karrierës, fotografitë dhe emri i saj janë vendosur në një numër të konsiderueshëm të revistave amerikane dhe botërore, si “e veshura më e bukur”.
Një tjetër aspekt i suksesshëm i saj janë librat. Përveç shumë çmimeve, ajo ka tërhequr vëmendjen e ish-Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, i cili ka shkruajtur personalisht dhe i dërguar urimet e tij të përzemërta, duke e inkurajuar që të vazhdojë krijimtarinë e saj për të qëndruar si një shëmbull i mirë, jo vetëm për Amerikën dhe Shqipërinë, po për gjithë botën mbarë.
Përveç krijimtarisë së saj, ajo ka përkthyer në anglisht edhe shumë poezi e thënie të Nënë Terezës.
Top Channel