Guvernatori, zyrtarisht heshtje. Nishani në Londër, Rama në Bruksel. Konsultime pas kuintave?

08/12/2014 00:00

Kur kanë kaluar 24 orë nga dekretimi i presidentit Bujar Nishani të
bankierit Gent Sejko për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë,
maxhoranca hesht ne lidhje me kandidaturen e Presidentit.

Këtë e dëshmoi të paktën për momentin kryeministri Edi Rama, i cili nuk dha asnjë përgjigje për mediat.  Përse kjo heshtje për një çështje kaq të mprehtë, e cila kërkon votat e maxhorancës?

Dy mund të jenë arsyet; 

e para, zgjedhja e Nishanit mbase nuk gëzon mbështetjen e maxhorancës. Kjo do të shihet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist paraditen e të martës, ku sipas burimeve nga Partia Socialite mësohet se tema kryesore e kësaj mbledhje do të jetë propozimi Nishanit.

Anëtarët socialiste të Komisionit të Ekonomisë pritet t’i mëshojnë faktit se ky propozim i Nishanit nuk është konform ligjit pasi Ligji për Bankën e Shqipërisë i jep presidentit të drejtën për propozimin e  guvernatorit, por duke zgjedhur nje nga 9 anetaret e Keshillit Mbikqyrës te Bankes se Shqiperise.

Presidenti nuk mund te propozoje një anëtar të Keshillit, pasi ligji ja njeh 3 Qeverisë, 5 parlamentit dhe një vetë këshillit.

Kandidatura e zotit Sejko vjen jashtë këtyre institucioneve dhe pikërisht ky ka qenë dhe debati në distancë mes presidentit dhe disa përfaqësuesve të maxhorancës, veçanërisht Erjon Braçes që drejton Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Por oret e fundit po perflitet se mes paleve ekzistojne edhe konsultime ne kanale jo zyrtare per te tejkaluar ate qe mund te jete ngerci mes presidentit dhe Kryeministrit per çeshtjen e guvernatorit.

Ketu nuk duhet harruar fakti se pjese e mazhorances eshte edhe LSI-ja, e cila edhe pse ne hije ka nje rol te rendesishem ne vendimin per guvernatorit.

Pavarësisht se heshtja zyrtare lidhet edhe me faktin se Presidenti dhe Kryeministri nuk ndodhen në Shqipëri, pasi Nishani është nisur drejt Londrës dhe Rama për në Bruksel, oret qe do te pasojne do te jene intensive pas kuintave dhe ditet ne vijim mund te sjellin edhe zgjidhje surprize.

Top Channel