Energjia, PD: Operacioni kundër vjedhjes, selektiv

08/12/2014 00:00

Partia Demokratike denoncoi kreun socialist të Komunës Otllak si debitor
të energjisë dhe pavarësisht kësaj, sipas opozitës, ai vazhdon të ketë
energji.

“Qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, se nuk kanë me se të ushqehen, nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, janë me qirinj sot. Qeveria nuk i trajton të gjithë njësoj. Kryetari socialist i Komunës Otllak është debitor me 350 mijë lekë, energji që e ka shpenzuar, por nuk e ka paguar. Një i ri u nda nga jeta në Mëzez në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar drita në shtëpi për familjen e tij në gjendje të mjeruar ekonomike. Kjo familje nuk ka energji se është debitore. Por kryetari i komunës së Edi Ramës edhe pse është debitor ka energji dhe ai nuk ka asnjë problem as me ligjin, as me OSHEE-në”, deklaroi depuetja demokrate, Jorida Tabaku.

Për opozitën operacioni kundër vjedhjes së energjisë është selektues dhe pabarazia në zbatimin e ligjit nuk i lë zgjidhje tjetër kësaj qeverie vetëm përballjes me protestat masive popullore.

Top Channel