Spektakli i “Victoria’s Secret”

04/12/2014 00:00

Sfilata e fundit e “Victoria’s Secret” për vitin 2014, duket se ishte qershia mbi tortë e të gjitha pasarelave që janë organizuar ndër vite.

Modelet, përpos reklamimit të të brendshmeve dhe veshjet më të fundit të markës prestigjioze, ato i ofruan publikut një ‘show’ të përkryer.

Sfilatat ishin tepër dinamike me ngjyra, muzikë, drita dhe efekte nga më të ndryshmet. Pjesë e pasarelës u bënë edhe disa nga këngëtaret triumfuese të një tjetër spektakli, “American Music Award”. Taylor Sëift dhe Ariana Grande performuan hitet e tyre teksa modelet me krahë engjëjsh të “Victoria’s Secret” sfilonin.

E ndërsa për herë të parë, dy modelet ikone te “Victoria’s Secret” Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima, sfiluan së bashku teksa Ed Sheeran këndonte.

Për sa i përket veshjeve, ato varionin në modele të ndryshme dhe çmime marramendëse. Disa prej të brendshmeve dhe rrobave të banjës ishin të punuara me fije ari dhe arrinin deri në 2 milion dollarë. E për t’i shfaqur ato sa më mirë në sy të publikut, modelet prej muajsh mbanin dieta drastike si edhe stërviteshin për orë të tëra. E ndërsa organizatorëve të “Victoria’s Secret” iu deshën më shumë se 1380 orë për të realizuar një ‘show’ të këtyre përmasave.

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA